Trajneri brazilian dënohet me 109 vite burg, kjo është arsyeja tmerruese
Ish-trajneri i ekipit brazilian të gjimnastikës Fernando de Carvalho Lopes u dënua me 109 vjet burg për abuzim seksual.
Globo Esporte mori dosjet gjyqësore dhe njoftoi se Lopes kishte abuzuar me katër sportistë, njëri prej të cilëve është një fëmijë 13-vjeçar, i cili ngriti një padi.
Mediumi nuk specifikon emra apo gjini, por shtojnë se më shumë se 40 gjimnastë kanë raportuar abuzime nga i njëjti trajner midis viteve 1999 dhe 2016. Rasti u zbulua në vitin 2016, kur viktima i/e mitur e sipërpërmendur u tha prindërve për sjelljen e papërshtatshme të trajnerit, pas së cilës të tjerë njerëzit dolën përpara, qoftë si dëshmitarë apo viktima.
Lopes u shkarkua nga Federata Braziliane e Gjimnastikës, ndërsa në vitin 2020 u ndalua nga çdo aktivitet sportiv profesional.
Lopes ende ruan pafajësinë e tij.