Trajkoviq thirrje Vuçiqit nga protesta: Ekstradoje Radoiçiqin në Kosovë

Periskopi.com Lajme

“Vuçiq ekstradoje Radoiçiqin (në Kosovë) sepse ti i ke njohur institucionet e Kosovës. Dhe tani po i mbron kriminelët e veriut dhe po u vendos poligrafë”. Kjo është thirrja që politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq i ka bërë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në protestat që po mbahen kundër tij në Beograd.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës për rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ai besohet se është duke u strehuar në Serbi.

Radoiçiq kohë më parë siç ka raportuar KALLXO.com ka thënë  se nuk do t’u dorëzohet autoriteteve kosovare ndërsa ka akuzuar njësitet speciale të Policisë se deshën “ta vrasin” të premten në mëngjes kur tentuan ta arrestojnë bashkë me katër të dyshuarit tjerë në Mitrovicën e Veriut.

Ai kishte deklaruar se nuk është përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit.

“Nuk kam qenë shoku më i afërt i Ivanoviqit por nuk jam vrasës dhe nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij”, kishte thënë Radoiçiq, i cili ndodhet në arrati.

Kujtojmë se Radoiçiq nuk ishte gjetur nga Njësia Speciale e Kosovës në shtëpinë e tij në veri të Kosovës.

 

 

Shpërndaje në: