Trajkoviq pas prangosjes së ish-kryetarit të Shtërpcës: U arrestuan zyrtarët e Radoiçiqit, Kosova po i ndjek kriminelët
Politikania serbe, Rada Trajkoviq është deklaruar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës.
Ajo ka thënë se të arrestuarit e sotëm nga policia ishin të përzgjedhurit e nënkryetarit të Listën Serbe, Milan Radoiçiq, i cili së fundmi është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trajkoviq ka thënë se Kosova ka filluar të ndjekë rëndë kriminelët, pa dallim etnie.
“Pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, një numër i madh i ish-kryetarëve të komunave nuk kanë mundur të rikandidohen për shkak se akuzohen si kriminelë. Kjo na tregon se liderët e Listës Serbe me shumë gjasa janë vëzhguar për një kohë shumë të gjatë sa i përket dyshimeve për veprat penlae që i kanë kryer në institucione”, ka thënë Trajkoviq për “Danas”.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Shtërpcë, në fakt ishte diçka që pritej nga qytetarët e vendit, pasi që shumë projekte janë shfrytëzuar në interes të zyrtarëve të caktuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nëntë zyrtarë të tjerë janë arrestuar për. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se një pjesë e aksionit, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, u krye në Prishtinë.
Sipas Rada Trajkoviqit, këto arrestime në fakt do t’i ndihmojnë më së shumti serbët që ta largojnë strukturën që keqpërdori para të mëdha dhe se Lista Serbe do të duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar në këtë çështje, duke ndjekur penalisht njerëzit kriminelët.