Tragjike: Ylli i MMA ndërron jetë pas nokautit brutal
Justin Thornton ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare, pak javë pasi pësoi një nokaut gjatë një meçi.
Thornton pati lëndime të rënda nga nokauti që pësoi nga Dillion Cleckler, më 20 gusht të këtij viti, përcjell Periskopi.
Meçi mes dy boksierëve zgjati për vetëm 19 sekonda, para se Thornton të shtrihej në tapet.
Sipas raportimeve, ai ishte paralizuar pjesërisht pas luftës dhe qëndroi në spital për disa javë.
Është presidenti i BKFC, Dave Fledman ai që konfirmoi vdekjen tragjike të Thornton në një deklaratë të hënën.
Më poshtë mund të shihni pamjet e nokautit. /Periskopi/
This is very sad news . At Age 38 Justin Thornton has passed away. Rest in Peace. #Prayers for his family.
.
Justin Thornton dies after BKFC 20 knockout loss to Dillon Cleckler in August#MMA #MMATwitter #MMANews https://t.co/BbAaUpbRsd . video includes past fight also pic.twitter.com/kwllzm9hvb— trumpmma2 (@trumpmma2) October 4, 2021