Tragjike: Vdes biri 18-vjeçar i Michael Ballackut
Biri i ish-mesfushorit të Chelseat, Michael Ballack, Emilio raportohet se ka mbetur i vdekur pas një përplasjeje me katërçikletë në Portugali.
18-vjeçari thuhet se ka vdekur në vendin e ngjarjes në ora 2:00 pas mesnate, të enjten, transmeton Periskopi.
Mediet portugeze raportojnë se tragjedia ndodhi në Troia, jug të Lisbonës, afër shtëpisë së futbollistit të pensionuar.
Ballack gjërësisht konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori të Gjermanisë. /Periskopi.com/