Tragjedia në RMV: Raportohet se ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga Policia

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është thirrur në pyetje në Stacionin Policor të Karposhit, kështu raportojnë disa media vendore, raporton AlsatM, transmeton Periskopi.
Këto janë të dhënat e fundit nga hetimet për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan.