Tragjedia në Prishtinë: Ky është i dyshuari dhe vëllai i tij që e theri për vdekje me thikë

Tragjedia në Prishtinë: Ky është i dyshuari dhe vëllai i tij që e theri për vdekje me thikë

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet motivet e të cilit mbesin ende të panjohura.

Në lidhje me rastin tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Viktima dhe dorasi janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar, Agron Myftarit, i cili njoftoi sot për humbjen e vëllait dhe bëri të ditur se nesër bëhet varrimi i tij.

Gent Myftari po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, te kompleksi banesor ku ata jetonin.

(Gent Myftari, i dyshuari)

(Auron Myftari, viktima)

Prokuroria për tragjedinë në Prishtinë: Motivet nuk dihen, do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë ndaj të dyshuarit

Shpërndaje në: