Tragjedia në Mal të Zi, kryeministri malazez propozon të merret një vendim rigoroz lidhur me armët
Mali i Zi po shqyrton ndalimin e të gjitha armëve në mbarë vendin, pas tragjedisë me 12 të vrarë në Cetinje.
“Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin, pasi një burrë që thuhet se kishte sulmuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjes të mërkurën vrau të paktën 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë“, citohet të ketë thënë kryeministri malazez, Milojko Spajiq, raporton Euronews.
“Në mbledhjen (e ardhshme) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ne do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, përfshirë këtu edhe ndalimin e plotë të posedimit të armëve“, tha ai.
“Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë“, shtoi Spajiq.
Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviq.