Tragjedia në Jabllanicë- Ardian Gjini: Jam i tronditur nga ky lajm
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Jabllanicë, ku vdiqën tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
“Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!”, ka shkruar Gjini.
Postimi i plotë:
Jam i tronditur nga lajmi per humbjen e jetes se tre femijeve ne Jabllanice sonte!
Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet!
Nuk ka fjale qe e shprehin dhimbjen!
Le te bsjme krejt cka mundemi te jemi me familjet ne keto caste te renda!
Qofshin te parajses engjujt!