Tragjedia e Cetinjës- Babai i ministrit të policisë së Malit të Zi i kërkon të birit të japë dorëheqjen
Slavko Sharanoviq, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi Danilo Sharanoviq, i bëri thirrje publikisht djalit të tij që të japë dorëheqjen si akt moral pas tragjedisë në Cetinje.
“Unë, Slavko Sharanoviq, babai i ministrit, i bëj thirrje publikisht të japë dorëheqjen para qytetarëve malazezë. Pra, për të vazhduar siç bënë të parët e tij. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Malit të Zi” – tha ai.
Sharanoviq më pas i tha Aleksa Beçiqit që t’i “mbajë duart larg djalit të tij”.
“Danilo, bir, jep dorëheqjen! Lëreni atë Beçiqin pa origjinë” – shtoi babai i drejtorit të policisë.