Tragjedi në basketbollin amerikan, pas përleshjes masive vdes prindi i cili shkoi për ta shikuar djalin

Tragjedi në basketbollin amerikan, pas përleshjes masive vdes prindi i cili shkoi për ta shikuar djalin

Në një lojë të shkollave fillore amerikane në Vermontin verior, ndodhi një tragjedi që tronditi botën.

Gjegjësisht, gjatë lojës, prindërit të cilët po shikonin fëmijët e tyre janë përleshur dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Policia u përgjigj me shpejtësi, doli në vendngjarje, por një burrë i quajtur Russell Giroux u ankua për lëndime.

Ai është transportuar në spital, ku nga plagët e marra nga përleshja ka ndërruar jetë.

Njëri prind ka arritur të regjistrojë skenat e sherrit brutal.

“Më duhet të shpërndani videon nga loja e basketbollit të vajzës sime në shkollën fillore. Prindi u vra. Çfarë nuk shkon me këtë vend”, ka shkruar ai në Twitter.

Shpërndaje në: