Trafikonin armë nga Kosova, gjykata lë në burg protagonistët
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e përshirë në trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.
Armët e zbuluara një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë, njofton abcnews.al.
1Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Blerim Krasniqi
2Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Blerim Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Muhamet Krasniqi
4Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Muhamet Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Edonis Thaci
6Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Edonis Thaci atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
7Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Benjamin Shala
8Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Benjamin Shala, atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
9Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
10Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.