Traditat e takimeve të para në Shqipëri, Gjermani, Poloni, Hungari e Serbi: kush paguan zakonisht?

Traditat e takimeve të para në Shqipëri, Gjermani, Poloni, Hungari e Serbi: kush paguan zakonisht?

Si ndryshojnë takimet e para në Europë?

Deutsche Welle ka marrë mendimet e disa të rinjve për traditat e takimeve të para në vendet e tyre, ku shkojnë dhe kush paguan zakonisht.

Bajria nga Shqipëria, thotë se “takimet e para zakonisht përfshijnë: një shëtitje, një kafe të shkurtër, ose thjesht të ulesh diku” Nuk ka një rregull të shkruar se kush duhet të paguajë, thotë ajo, por shton se “një mashkull shqiptar nuk do e linte kurrë një vajzë të paguante”.

Danieli nga Gjermania thotë se “varet nga personi” se kush paguan, shkruan Deutsche Welle, transmeton Periskopi .

Kasia nga Polonia thotë se atje në takimin e parë zakonisht dilet për çaj, kafe, apo ndoshta edhe verë të nxehtë.

“Që të jem e sinqertë, zakonisht paguan ai. Por ndonjëherë mendoj se paguajnë edhe vajzat”, tha ajo.

Otilia nga Hungaria tha se atje “djemtë i ftojnë vajzat për një çaj ose ndoshta për të pirë një gotë verë”. Në përgjithësi, ajo tha se “paguajnë djemtë”.

Milica nga Serbia tha se atje “nganjëherë edhe vajzat ofrojnë të paguajnë”./Periskopi/

Shpërndaje në: