Tradhtia e një mikeje është më keq se fundi i një dashurie
Kjo ka ndodhur me të gjithë, por kur është radha juaj, dhemb shumë. Edhe më shumë se sa kur përfundon një histori dashurie. Mikja që ju tradhton dhe ju zhgënjen është një dhimbje e madhe. Sepse një mike është motra e jetës që keni zgjedhur.
Ju nuk të mos ndjeni dhimbje dhe zemërim duke menduar për gjithçka që keni bërë për të, dhe sigurisht jo për një përfitim, por sepse e donit atë. Sa herë që keni dalë me të vetëm që t’ia largoje mendjen, për shkak se po kalonte një kohë të vështirë. Gjithë ato raste kur ka qarë në supet tuaja, për një dashuri të mbaruar.
Sa herë keni vrapuar për të, sepse kishte nevojë. Sa herë që e keni bërë të qeshur, apo edhe kur ju është dashur të tregoni të vërtetat e saj të pakëndshme, për hir të saj. Ose kur e keni pritur në shtëpinë tuaj, i keni dhënë hua rrobat, ndoshta edhe para. Ose kur keni ndryshuar planet tuaja për të, sepse i dashuri e la para se të shkonte në pushime, dhe ti shkove me të. Dhe tani pyesni veten: si mund të sillet kështu? Si mund ta kthejë shpinën? Si mund të mos jetë e rëndësishme gjithçka që ka qenë mes nesh?
I gjithë faji i zilisë
E megjithatë kjo ndodh. Arsyeja numër një: zilia. Një dashurin e re vjen, një objektiv që keni arritur dhe ajo jo (një punë, një shtëpi ose fëmijë janë vetëm disa shembuj) dhe kjo ndryshon balancën mes jush. Ajo është xheloze, ndihet e lënë mënjanë. Dhe kaq i duhet që të zhduket. E pra, edhe nëse ndjeheni keq, mos harroni se një mike të tillë, më mirë të humbasë se sa ta gjeni.
Ajo kurrë nuk ka qenë një mike e vërtetë
Pastaj ka nga ato që janë thjesht mike të rreme. Ato që flasin keq pas jush, ndërkohë që i keni mbrojtur gjithmonë me shpatë, që mashtrojnë të dashurin tuaj dhe pastaj bëjnë edhe viktimat (“Por e jona është dashuria e vërtetë, nuk është një aventurë”, thonë duke pulitur sytë, sikur kjo t’i justifikonte), ato që kritikojnë mënyrën tuaj të jetesës, ose që për një mike të re, i kthejnë shpinën asaj historike.
Atoa që ikin në momentin e nevojës
Dhe së fundi ka më të këqijat, ato që nuk dinë të jenë të lumtura me lumturinë tuaj dhe që, kur keni nevojë, thjesht kthehen në anën tjetër. Quhen shoqe luledielli: kthehen nga ju vetëm kur jeni mirë dhe çdo gjë kthehet e gëzuar dhe e lehtë.
Ato nuk duan që ju të qani në shpatullat e tyre, me të vërtetë nuk duan që trishtimi i të tjerëve t’i prekë. Dhe nëse një mike e sheh veten në kohë nevoje, këto janë më shumë nepërka se kushdo tjetër. Është e vërtetë që nganjëherë duhet të kesh frikë më shumë miqtë, sesa armiqtë.