Njihuni me futbollistin më të shkurtër në botë, për pak të arrestohej pasi pozoi me gra të mbuluara në Arabi

Njihuni me futbollistin më të shkurtër në botë, për pak të arrestohej pasi pozoi me gra të mbuluara në Arabi

Vetëm 1.54 metra i gjatë, Elton është futbollisti më i shkurtër në botë.

Emri i plotë Elton Jose Xavier Gomes, një mesfushor sulmues i cili ka 16 vite që luan si profesionist… pavarësisht se ai do të ishte nën mesataren e gjatësisë edhe për grupmoshat U14, transmeton Periskopi.

Ai filloi karrierën në Brazil, për të vazhduar pastaj në Evropë te Steaua, pastaj u transferua në Lindjen e Mesme, derisa gjithmonë e dallonte atë nga të tjerët stili unik i driblimeve dhe gjatësia.

Periudhën më të suksesshme e pati në Arabinë Saudite, ku shënoi 48 gola në 121 paraqitje për Al-Fateh, duke e fituar titullin një herë.

Elton tregon kur gati sa nuk ishte arrestuar pasi u fotografua me disa gra.

“Po bëja foto me gra,” shpjegon ai.

“Ato ishin të veshura me të zeza të mbuluara, dhe sigurimi më arrestoi. Më dërguan në veturën e policisë dhe unë u desh ta telefonoja sheikun e klubit.

“Ishte një moment që më frikësoi shumë, por pastaj u mësova me kulturën e vendit.”

Elton, tani 34-vjet, ende luan në Arabi te skuadra Al-Wehda. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: