Maduro falënderon ushtrinë që mposhti puçin e ShBA-së

Maduro falënderon ushtrinë që mposhti puçin e ShBA-së

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka lavdëruar forcat ushtarake që i qëndruan besnike atij dhe mposhtën puçin e udhëhequr nga ShBA-të dhe lideri opozitar Juan Guaido.

Këto fjalë vijnë pas një dite trazirash në protesta nga pro-qeveritarët në njërën anë dhe grupet opozitare në tjetrën, përcjell nga BBC, Periskopi.

Në kryeqytetin e vendit, Karakas, disa nga mbështetësit e z.Guaido u përleshën me policinë.

Duke folur jashtë pallatit presidencial, z.Maduro iu referuar Guaidos si “një kloun dhe kukull” të ShBA-ve.

“Ata i bënë thirrje forcave të armatosura që ta bënin një puç ushtarak por përgjigjja ndaj tyre ishte e hidhët – ata i mposhtën komplotuesit e puçit,” shtoi presidenti.

Shpërndaje në: