Ish këshilltari i Kurtit ngrit lart kulturën Osmane për homoseksualët: Shumë sulltanë mbanin afër “dylbera”
Ish këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti në Qeverinë Kurti I, Driton Tali, ka bërë një postim interesant për ditën e Krenarisë.
Ai thotë se kultura e Perandorisë Osmane ka qenë më pranuese e homoseksualizmit me dekriminalizimin e tij që nis qysh në kohën e Tanzimatit, në vitin 1836.
“Nga viti 1858 disa aktivitete homoseksuale u legalizuan në Perandorinë Turke. Kurse nga 1923 homoseksualiteti në Turqi u legalizua tërësisht.” – shkruan z. Tali, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti që vazhdon të mbështetet në mënyrë të zjarrtë nga Tali, nuk mori pjesë në Paradën e Krenarisë në Prishtinë.
Statusi i plotë:
Homoseksualizmi dhe (neo)Osmanët
Sodomia te osmanët nuk konsiderohej mëkat.
“ata jetojnë me harqe dhe shpata duke u kënaqur me skllavrim, vrasje, plaçkitje, kurorëshkelje dhe sodomi”. (Palmas 1294 – 1359).
Shumë sulltanë në oboret e tyre kanë mbajtë afër vetes “dylbera” (djemë të ri e të bukur).
Nga sulltanët që veçohen janë Pajaziti I, Murati II, Mehmeti II, Murat i IV…
Është epike dashurie e Mehmetit II (Fatihut – pushtuesit të Konstandinopojes) me djalin Radu (vëllaun e Drakules).
Pastaj vlen të përmenden vallzuesit e njohur si “köçek” gjatë tërë historisë turke. Këta ishin mashkuj të veshur si femra që vallzonin “çiçek”.
Apo edhe “zenne” vallzuesit.
U zhvillua edhe poezia “Divan” (me poetët si Nedim, Necati etj) e njohur për përshkrimin e dashurisë mes të njejtës gjini (dylberat).
Që nga koha e Tanzimatit (1836) homoseksualiteti filloi të dekriminalizohet.
Nga viti 1858 disa aktivitete homoseksuale u legalizuan në Perandorinë Turke. Kurse nga 1923 homoseksualiteti në Turqi u legalizua tërësisht.
Bile nga vitit 1951 homoseksualët kishin të drejtë të kerkonin azil në bazë të Konventës së Gjenevës për diskrinimim.



