Flet ish i dashuri i Rita Orës: Nuk befasohem se ajo është biseksuale
James Arthur deklaron se nuk është befasaur me biseksualitetin e Rita Orës.
Fituesi i “X Factor 2012”, James Arthur tha për “Bizarre” se “Mendoj se të gjithë janë biseksualë këto ditë…nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Nga Cara Delevigne tek Charli XCX, një numër i madh yjesh i kanë dalë në mbrojtje Rita Orës pasi ajo u kritikua se pranoi që është biseksuale.
Dhe tani, ylli i pop-it, ka një tjetër përkrahës e që është ish i dashuri i saj, James Arthur, i cili ka lavdëruar këngëtaren që pranoi haptas orientimin seksual dhe zbuloi se nuk është tronditur aspak nga lajmi që mori.
“Unë i respektoj njerëzit që hedhin dritë dhe qëndrojnë në këmbë për komunitetin LGBT, kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Arthur.
Ai tha se njeh edhe vajza të tjera që janë biseksuale, andaj nuk e konsideron diçka të pazakontë këtë gjë në vitin 2018, njësoj e vlerëson edhe deklaratën e Ritës.



