Toyota me zhbllokues të zgjuar të makinave
Ky aparat mund të vendoset pa qenë e nevojshme ndërhyrja dhe modifikimi i automjetit tuaj për të përdorur shërbimin e tij. Pas vendosjes, shoferët mund të hapin dhe mbyllin dyert vetëm duke përdorur telefonin e tyre.
Softueri automatikisht do të hap automjetin në afërsi, duke transmetuar një sinjal përmes Bluetooth me energji të ulët. Kompania beson se duke e modernizuar këtë aspekt të makinave gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe praktike.
Instalimi i kutisë së zhbllokimit është i thjeshtë, mjafton vetëm vendosja e saj diku në makinën tuaj, natyrisht në një vend që nuk e pengon pamjen.