Toyota do të kalojë në vetura elektrike deri më 2025
oyota është bërë gjiganti i fundit i veturave që do të përqendrohet ndaj automjeteve elektrike, duke thënë se çdo model Toyota ose Lexus do të vijë në opsionin me rrymë deri në vitin 2025.
Si pjesë e strategjisë së re, Toyota, e cila ka shitur 10.2 milionë vetura vitin e kaluar, tha se deri në vitin 2030 synon të ketë shitje vjetore prej 5.5 milionë vetura elektrike, të cilat do të kenë bateri ose sistem hibrid, prej të cilave një milion do të jenë me zero emetim të gazrave.
Shigeki Terashi, zëvendës president i kompanisë, tha se veturat e reja elektrike të Toyota fillimisht do të dalin në shitje në Kinë, ndërsa më vonë një gjë e tillë pritet të bëhet edhe në Japoni, Indi, SHBA dhe Evrop.
Kompania do të investojë 1.5 trilion yen (10 miliardë funta) për të arritur qëllimet e veta.