Toyota prezanton Land Cruiser për 2018 në Frankfurt
Toyota në auto-sallonin e sivjetmë në Frankfurt ka prezantuar modelin e ridizajnuar Land Cruiser, konceptin C-HR Hy-Power dhe Yaris GRMN sportiv.
Land Cruiser, i cili prodhohet në versione të ndryshme që nga viti 1951, është i pranishëm në mbi 190 vende të botës, me çka e bën atë modelin më të pranishëm nga të gjitha automjetet ekzistuese të Toyota.
Në Evropë, Land Cruiser i ri ka motor turbo-dizel 2.8 D-4D me fuqi 177 kuaj fuqi. Për tregun e Evropës Lindore janë të pranishëm edhe motori benzinë 2.7 VVT-i prej 164 kuaj fuqi dhe 4.0 VVT-i me fuqi 249 kuaj fuqi.
Në stendën e Toyota në Frankfurt është ekspozuar edhe koncepti C-HR Hy-Power, i cili paraqet interpretimin e ri të crossoverit me identitet vizual dhe posedon motor më të fuqishëm hibrid në të ardhmen.
Përveç këtyre automjeteve, aty është edhe versioni Yaris GRMN, me motor benzinë 1.8 me 212 kuaj fuqi. Ky prodhim do të prodhohet në seri të organizuar prej 400 njësi për blerësit në Evropë.