Tottenhami nuk i doli si e mendoi: Conte po mendon të ndajë rrugët me klubin muajin e ardhshëm
A është aventura e Antonio Contes te Tottenham drejt përfundimit?
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike italiani është i lodhur nga situata, humbja ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e Carabao Cup dhe paraqitja zhgënjyese ndaj skuadrës modeste Morecambe në FA Cup ka bërë që Conte të mendojë gjatë për të ardhmen e tij.
Sipas Daily Mail, lojtarët e Tottenham kanë frikë se Conte mund të largohet nga pankina që në fillim të muajit të ardhshëm, nëse klubi nuk bën investime të rëndësishme në merkaton e janarit.
Tekniku nga Lecce firmoi për 18 muaj me Tottenham dhe duket e pamundur që ai të vendosë të largohet në mes të sezonit, por fakti që perspektiva mund të diskutohet në dhomat e zhveshjes duket se tregon se mund të ketë shumë.