Tottenhami la pa punë Mourinhon, tash merr trajnerin që u la pa punë nga Mourinho

Tottenhami la pa punë Mourinhon, tash merr trajnerin që u la pa punë nga Mourinho

Paulo Fonseca, do të jetë trajneri i ri i skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Sipas Fabrizio Romanos, Tottenham do të caktojë Fonsecan si trajner të ri, transmeton lajmi.net.

Detajet përfundimtare do të përfundojnë së shpejti, pastaj Fonseca do të shpallet zyrtarisht si trajner i ri i Spurs këtë javë.

Drejtori i ri i Tottenham, Fabio Paratici kontaktoi me 48- vjeçarin, pasi bisedimet me Antonio Conten nuk shkuan mirë.

Portugezi ishte trajner i Romës gjatë viteve 2019-2021.

Shpërndaje në: