Tottenhami i interesuar në rikthimin e Eriksenit
Siç raportohet nga “Daily Mail”, skuadra londineze Tottenham është duke e konsideruar që të rikthejë Christian Eriksenin në skuadër, pas paraqitjeve të tij tejet të mira me Brentfordin.
Kjo lëvizje mund ta sheh Eriksenin të ribashkohet me trajnerin italian Antonio Conte, ku në të kaluarën kishte qenë nën urdhrat e tij gjatë dy viteve te Interi, përcjell KosovaPress.
Ylli danez ka arritur të bëjë 60 paraqitje në të gjitha garat për “Nerazzurët”, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime dhe duke fituar titullin e Serie A në sezonin 2020/21.
Ndërkaq, që pas rikthimit nga sulmi në zemër, Eriksen iu bashkua skuadrës së Brentfordit, ku me të ka regjistruar një gol dhe një asistim në katër ndeshje.