Tottenham mposht Arsenalin në miqësore

Skuadra e Tottenham Hotspur po bën mjaft mirë në fazën parasezonale.
Në një ndeshje miqësore kundër rivalëve nga Londra Veriore, Tottenham ka fituar minimalisht 1:0, shkruan Periskopi.
Skuadra e Arsenal nuk arriti të shënonte dot në këtë ndeshje, duke bërë që fati i takimit të përcaktohej nga goli i Heung Min Son, në minutën e 79’.
Son dërgoi topin në rrjetë pasi pranoi një pasim të bukur nga Tanganga, për të siguruar fitoren e Spurs.
Kjo është një fitore me rëndësi sa i përket motivimit të lojtarëve. Skuadra e Nuno Esprito Santo po jep sinjale të mira para fillimit të sezonit. /Periskopi/