Tottenham kërcënon ta dërgojë UEFA-n në gjykatë pas makthit në Conference League

Tottenham kërcënon ta dërgojë UEFA-n në gjykatë pas makthit në Conference League

Tottenhami po kërcënon ta dërgojë UEFA-n në gjykatë pas eleminimit kontravers nga Conference League.

Skuadra nga veriu i Londrës u eleminua nga kompeticioni, pasi organizata më e madhe e futbollit në Evropë konsideroi se braktisi ndeshjen e fundit të grupit kundër Rennes, transmeton Periskopi.

Përballja më 9 dhjetor u pezullua, pasi Spurs u godit nga Covid-19.

UEFA pastaj tha se ndeshja nuk mund të luhet në orar të ri dhe e drejtoi çështjen te mekanizmi disiplinor, i cili i dhuroi fitore 3-0 Rennesit.

Kjo nënkuptoi se klubi francez përfundoi në krye të grupit, Vitesse në vendin e dytë dhe Tottenhami në të tretin.

Duke folur për herë të parë për eliminimin e tyre, trajneri i Spurs, Antonio Conte e quajti vendimin “të pabesueshëm”.

Por ai shtoi: “Ka një hap tjetër. Tani UEFA e mori këtë vendim, por ka një hap tjetër.

“Ne kemi besim se në një hap tjetër ata do të marrin një vendim normal. Ishte e pabesueshme ajo që bëri UEFA, por edhe shpjegimi për këtë disfatë, kam lexuar që Tottenham nuk mundi të luante lojën për rastet e Covid.

“Përkundër kësaj, ata e morën këtë vendim. Ne jemi shumë, shumë të sigurt për hapin tjetër. E meritonim kualifikimin në fushë. Jo në gjykatë.

“Jam shumë i zhgënjyer me UEFA-n.”

I pyetur ta qartësonte nëse po fliste për hapa në gjykatë, Conte tha: ”Po, po.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: