Tottenham arrin marrëveshje me Inter, për Lautaro Martinez?

Tottenham arrin marrëveshje me Inter, për Lautaro Martinez?

Lautaro Martinez mund të përfundojë në Premier League, pas krizës ekonomike që ka kapluar Interin.

Ylli argjentinas duket se do të jetë në radhë për t’u larguar nga Inter, pas Romelu Lukaku që pritet të kalojë te Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘The Times’, Tottenham janë pajtuar me Inter për shumën e 60 milionë funteve, përcjell Periskopi.

Spurs kanë fituar balotazhin me Arsenal, që po ashtu shfaqnin interesim për lojtarin e Inter.

Lautaro do t’i shtohej forcës sulmuese së Harry Kane dhe Heung Min Son. /Periskopi/

Shpërndaje në: