“Totalisht e gabuar” – Zëvendëskryeministri britanik reagon pasi tifozët e Chelseas përmenden emrin e Abramovich në stadium

“Totalisht e gabuar” – Zëvendëskryeministri britanik reagon pasi tifozët e Chelseas përmenden emrin e Abramovich në stadium

Zëvendëskryeministri i Britanisë, Dominic Raab e ka cilësuar sit ë pavend dhe mjaft të keq veprimin e tifozëve të Chelseas në ndeshje ndaj Burnleyt në Premierligë.

Ishte koha kur tifozët duhet të duartrokitshin për tu solidarizuar me viktimat e luftës në Ukrainë, por disa tifozë e prishën këtë rend, shkruan Periskopi.

Një grup i tifozëve të Chelseas gjatë asaj kohe kënduan të gjithë së bashku emrin e pronarit në largim Roman Abramovich.

Dihet se tashmë Abramovich është larguar edhe nga Britania e Madhe, kjo pasi ai konsiderohet dora e djathtë e presidentit të rusisë, Vladimir Putin i cili nisi luftën ndaj Ukrainës.

Kështu, zëvendëskryeministri britanik e cilëso këtë veprim sit ë papranueshëm.

“Krejtësisht e gabuar”, th ai.

Shpërndaje në: