Torres kryen edhe testet mjekësore, së shpejti zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës
Ferran Torres raportohet se i ka kompletuar me sukses testet mjekësore te Barcelona, para zyrtarizimit 55 milionësh në ‘Camp Nou’.
Lojtari 21-vjeçar shihej si objektivi kryesor i skuadrës katalunase, me Xavin të dëshpëruar për të nënshkruar me një sulmues të ri – pasi Sergio Aguero u detyrua të pensionohej si rezultat i një problemi në zemër.
Marrëveshja mes Barcelonës dhe Manchester Cityty është arritur dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe prezantimi zyrtare i Torres.
Lojtari u pa duke stërvitur i vetëm në Valencia dhe sot (e hënë) iu nënshtrua testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.
Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.
Blaugranasit pritet që në këtë afat të bëjnë së paku edhe një transferim, në mënyrë që të shpëtojnë këtë edicion të dobët.