Torres kërkon shkarkimin e zyrtares amerikane që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi”: Duhet ta pushoni menjëherë

Torres kërkon shkarkimin e zyrtares amerikane që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi”: Duhet ta pushoni menjëherë

Kongresmeni, Ritchie Torres, i është drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth, me kërkesën të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Wilson.

Wilson në vitin 2023 publikisht kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi përsëri”.

Në letrën e Torres thuhet se zyrtarja në departamentin e Mbrojtjes ka përforcuar “propagandën anti-Kosovë, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë, gjë që e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.

Kongresmeni Torres në fillim të letrës vlerëson se emërimi i Wilson si Zëvendës Sekretare e Shtypit të Pentagonit është një fyerje për integritetin e Departamentit të Mbrojtjes.

Ai bazohet në kërkimet në profilet e saj në mediat sociale, që përmend se “Wilson edhe ka promovuar hapur teorinë e “zëvendësimit të madh”, një komplot racist që ka frymëzuar të shtëna masive dhe sulme terroriste kundër komunitetit hebre…”

Prandaj Torres i thotë Sekretarit Hegseth se “nëse Kingsley Wilson është tipi i personit që ju besoni se duhet të përfaqësojë Departamentin e Mbrojtjes, kjo ngre pyetje serioze për gjykimin tuaj – dhe përkushtimin tuaj ndaj vlerave që përcaktojnë këtë komb”.

“Prania e vazhdueshme e Wilson në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij dhe unë ju bëj thirrje që të pushoni atë menjëherë”, bën thirrje ai.

Wilson që kishte shkruar “Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, emërohet zv.Sekretare e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes

Wilson, në fund të vitit 2023, para emërimit  kishte shkruar në rrjetin social ‘X’,  “Make Kosovo Serbia again” apo në shqip ” Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”.

Shpërndaje në: