Torres dëshiron kalimin te Barcelona – ia bën me dije Guardiolas
Barcelona mund të sigurojë shërbimet e Ferran Torres.
Spanjolli i Manchester City, Ferran Torres, duket se dëshiron t’i bashkohet projektit në ngritje te Barcelona, me Xavi Hernandez në krye.
Sulmuesi/anësori spanjoll raportohet t’i ketë bërë të ditur dëshirën për largim trajnerit të tij, Pep Guardiola, përcjell Periskopi.
Dëshira e lojtarit është që t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës dhe për këtë Pep nuk ka ndonjë kundërshtim.
Thuhet se kalimi i Torres te Barcelona mund të bëhet sapo të arrihet marrëveshje mes Barcës dhe City, sepse sa i përket lojtarit nuk ka telashe./ Periskopi/