Torino mposht Udinesen, Vojvoda ndër futbollistët me notën më të ulët
Torino e Mërgim Vojvodës triumfoi 2-1 sonte kundër Udineses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 në Serie A.
Për Torinon startues ishte Mërgim Vojvoda, i cili pati një paraqitje solide sot dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën 7.0.
Vojvoda nuk kishte startuar prej kohësh, por luajti në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Jordanisë dhe Greqisë, kurse tani ka fituar besimin e trajnerit edhe për këtë takim.
Torino rënditet në pozitën e 11’të me 17 pikë, ndërsa Udinese në pozitën 15 me 14 pikë.