Topi i Artë: Favoritët sipas koeficientëve, Cristiano Ronaldo i gjashti
Parisi ka marrë vëmendjen e botës së futbollit sot.
Kryeqyteti i Francës, Parisi do të jetë vendi ku do të ndahet Topi i Artë 2021, nga prestigjiozja franceze, France Football.
Në garë për Topin e Artë këtë vit janë emra si Lionel Messi (i përhershmi), Jorginho, Robert Lewandowski e Karim Benzema.
Për emrat e tyre janë tashmë edhe koeficientët sipas gjasave për të fituar. Favoriti? Messi. Ronaldo? I Gjashti. Periskopi më poshtë ua përcjell listën me emrat dhe gjasat/kuotat për të fituar trofeun.
Lionel Messi – 7-10
Robert Lewandowski – 7-5
Jorginho – 30-1
Mohamed Salah – 38-1
Karim Benzema – 50-1
Cristiano Ronaldo – 65-1
N’Golo Kante – 100-1 /Periskopi/