Top transferimet e futbollistëve shqiptarë që ndodhen në vitin 2021
Për futbollistët shqiptarë viti që lam pas 2021, ka qenë shumë aktiv pasi shumë prej tyre kanë kryer transferime gjatë këtij viti kalendarik.
Pa dyshim që një nga transferimet më të mëdha ishte padyshim ai i Xherdan Shaqirit, i cili u largua nga Liverpooli për tu bashkuar me gjigantin francez Olympique Lyon.
Milot Rashica u largua nga Werder Bremeni për tu transferuar në Ligën Premier tek skuadra Norwich City.
Në Francë shkoi edhe Elbasan Rashani, që pas shkëlqimit me Erzurumin në Superligën e Turqisë, u bashkua me skuadrën franceze Clermont ku ka filluar të lë gjurmë me gola e asistime.
Futbollistët shqiptarë ndryshuan skuadra edhe në elitën e futbollit italian, Serie A.
Pas një viti të kaluar në Serie B me Spalin, Etrit Berisha u rikthye në elitën e futbollit italian përsëri, duke nënshkruar me skuadrën e madhe italiane Torino.
Elseid Hysaj u largua pas disa viteve nga Napoli dhe u transferua në kryeqytet te Lazio, derisa skuadër në Itali ndryshoi edhe Ardian Ismajli që la Spezian për Empolin. Te Empoli u transferua edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.
Armando Broja u rikthye te Chelsea pas huazimit të suksesshëm te Video, por kampionët e Evropës e dërguan atë përsëri në huazim dhe kësaj radhe në Ligën Premier te Southampton.
E nga Liga Premier u largua Andi Zeqiri për tu huazuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga te Augsburg.
Shkodran Mustafi pasi qëndroi disa muaj pa skuadër, në fund u rikthye në La Liga ku ka nënshkruar me Levanten.
Interesant sa i përket transferimeve të shqiptarëve ka qenë edhe elita e futbollit në Turqi. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric u huazua nga Manchester City te Adana në Superligën turke, derisa Endri Çekiçi iu bashkua Zymer Bytyqit e Sokol Cikalleshit te Konyaspori.
Mërgim Berisha la Red Bull Salzburgun për Fenerbahcen, derisa në Turqi u rikthye edhe Herolind Shala që i është bashkuar Erzurumsporit.