Top-5 golashënuesit e Botërorit

Top-5 golashënuesit e Botërorit

Kampionati Botëror i futbollit tashmë ka arritur në fazën përfundimtare, përkatësisht në gjysmëfinale, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.

Kroacia-Argjentina dhe Maroku-Franca janë çiftet gjysmëfinale që synojnë të kurorëzohen me titullin e kampionit të botës, raporton KosovaPress.

Përtej garës për trofeun e më të mirit në botë, një luftë e ashpër po bëhet edhe sa i përket golashënuesit më të mirë në këtë kampionat.

Janë tre lojtarë që po i prijnë kësaj liste dhe që të tre vazhdojnë të jenë ende pjesë e Botërorit që nënkupton se ata edhe më tutje mund të shtojnë gola në emrin e tyre.

Listës i prinë sulmuesi në top formë i Spanjës, Kylian Mbappe me pesë gola, i ndjekur nga Lionel Messi i Argjentinës me katër gola, kurse i treti, po ashtu me katër gola është sulmuesi tjetër i Francës, Olivier Giroud.

Top pesësha kompletohet me spanjollin Alvaro Morata dhe portugezin Goncalo Ramos që kanë shënuar nga tre gola.

Shpërndaje në: