Toni Kroos: Rodri e fiton Topin e Artë

Toni Kroos: Rodri e fiton Topin e Artë

Mesfushori Toni Kroos thotë se Rodri do ta fitojë Topin e Artë.

Spanjolli duket se ka mposhtur yllin e Real Madridit Vinicius Jr në garën për trofeun më të rëndësishëm individual, me skuadrën madrilene që s’kanë udhëtuar fare për në Paris.

Kroos tashmë e ka “konfirmuar” se Rodri do të shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2024.

“Rodri do ta fitojë Topin e Artë. Kurrë nuk i kam parë të rëndësishme këto çmime individuale në futboll, nuk kanë vend këtu”, deklaroi ai.

Shpërndaje në: