Toni Kroos kritikon triumfin e Leo Messit në ‘Topin e Artë’ dhe mendon se CR7 është dashur të përfunonte mbi të

Toni Kroos kritikon triumfin e Leo Messit në ‘Topin e Artë’ dhe mendon se CR7 është dashur të përfunonte mbi të

Lionel Messi ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në karrierë, se na u janë lodhur gishtat duke e shkruar e rishkruar këtë frazë.

Pasi e kishte fituar më herët çmimin prestigjioz në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019, Messi ka zgjatur distancën me Cristiano Ronaldon me triumfin e fundit këtë vit, transmeton Periskopi.

Tash duket pak e mundur që rekordi i Messit me shtatë ‘Topa të Artë’ të thyhet, me Ronaldon që është përcjellësi më i afërt me pesë të tillë.

Sidoqoftë, pavarësisht se shumë analistë potencuan se Messi është fituesi meritor, nuk ka mohim se 2021-ta ka qenë një prej viteve më diskutabile sa i përket asaj se ku duhet të shkojë ky trofe.

Pas së gjithash, Robert Lewandowski ishte në qafën e Messit me konkurrencë të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, sipas Toni Kroos, Karim Benzema ka qenë individi më i mirë si futbollist i vitit dhe Ronaldo ka pasur 12 muaj më të mirë se Messi.

”Absolutisht është i pamerituar,” tha Kroos. ”Nuk ka mohim se Messi me Cristianon kanë qenë më të mirët e dekadës, por këtë vit është dashur të jenë të tjerë para tij.”

Gjermani shtoi: ”Për mua, Karim do të duhej të kishte qenë numri një, nëse po kërkoni lojtarin më të mirë individual të vitit të kaluar, sepse e shoh nga afër çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm është ai.

“Kur shoh sa gola vendimtarë ka shënuar kohët e fundit Cristiano – Manchester United është ende në Ligën e Kampionëve vetëm falë tij – atëherë, në sytë e mi, Cristiano gjithashtu do të kishte ardhur para Messit”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: