Toni Kroos infektohet me Covid-19, përfundon sezonin

Toni Kroos infektohet me Covid-19, përfundon sezonin

Toni Kroos, është izoluar pasi kishte kontakt me një pozitiv për koronavirusin që nga fundjava e kaluar, ka përfunduar me testimin pozitiv në provën e fundit që ka kaluar, kështu që ai nuk do të marrë pjesë përsëri me Real Madrid këtë sezon.

Ka mbetur vetëm një lojë, ajo e xhiros së 38’të Ligës kundër Villarreal, dhe gjermani nuk do ta luajë atë.

“Real Madrid C. F. njofton se lojtari ynë, Toni Kroos, doli pozitiv në testin COVID-19 që iu nënshtrua sot. Kroos ka qenë në izolim që nga e Premtja e 14 Majit – pasi kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, shkruhet në deklaratën e Real Madridit.

Shpërndaje në: