Tonale të le gojëhapur
Të gjithë ata që prisnin se Alfa do ta mbante premtimin e dhënë me konceptin me të njëjtin emër 3.5 vjet më parë sigurisht se nuk do të zhgënjehen.
Në pjesën e përparme bien në sy farat pak më të mëdhenj dhe maska më e vogël, si dhe kthimi i dorezave klasike anësore të dyerve. Mirëpo kur bëhet fjalë për dizajnin, duket qartë se italianët do t’i përmbushin pritjet. SUV-i i gjatë 4.53 metra është rreth dhjetë centimetra më i shkurtër se modeli Stelvia, por duket se ka më shumë AND estetik se paraardhësi i tij.
Stili Italian mund të lexohet lehtë edhe në kabinë, megjithëse pa u harruar fare shoferi. Vërtetë, kabina digjitale ka mbërritur edhe në Tonale, bashkë me përzgjedhjen e stilit të vozitjes, dhe të ndriçimit të ambientit përkatës. Vlen të përmendet edhe gjenerata e fundit e infotainment me navigacionin TomTom, rrjetin 4G dhe me lidhjen për Android Auto/Apple CarPlay.