Tomë Gashi shpërndan ‘fake-news’ për ambasadorin Hovenier

Tomë Gashi shpërndan ‘fake-news’ për ambasadorin Hovenier

Avokati Tomë Gashi, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sonte ka shpërndarë një “fake-news” për ambasadorim amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gashi postimit të tij i ka bashkëngjitur një mbishkrim “KUKU PER NE”.

Sidoqoftë, ajo që shkruan në fotografinë e publikuar nga ai, të cilën e paraqet si citat të ambasadorit amerikan, por që ky i fundit, kurrë realisht nuk ka deklaruar një gjë të tillë, është edhe më e rëndë se mbishkrimi që ka vendosur avokati Gashi.

“Opozita më shumë pajtohet me kërkesat që vijnë nga Beogradi, se sa me vendimet e Qeverisë. Pra, kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj qeverisë”, shkruan në postimin e publikuar nga Gashi, ku shihet edhe një fotografi e ambasadorit.

 

Shpërndaje në: