Tomas Tuchel lehtëson fansat e Chelsea-t, konfirmon rikthimin e dy lojtarëve kyq të skuadrës për finale

Tomas Tuchel lehtëson fansat e Chelsea-t, konfirmon rikthimin e dy lojtarëve kyq të skuadrës për finale

N’Golo Kante dhe Edouard Mendy janë të dy të aftë për të filluar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City nesër në mbrëmje, ka konfirmuar Thomas Tuchel.

Kante mungoi në humbjen e fundjavës së kaluar ndaj Aston Villa me një problem muskulor të pësuar në fitoren  ndaj Leicester City në Stamford Bridge më 18 maj, transmeton Periskopi.

Mendy, ndërkohë, u larguA në gjysmë e pjesës së parë në Villa Park pasi kishte dëmtuar brinjët e tij pasi u përplas me kornizën e portës ndërsa përpiqej të mohonte golin e 43-të të Bertrand Traore.

Të Dielën në mbrëmje kishte një shqetësim të vërtetë midis mbështetësve të Chelsea-t që të dy mund të humbnin finalen e nesërme në Porto. Sidoqoftë, Tuchel i lehtësoi këto frika të hënën kur tha se priste që të dy të ktheheshin në stërvitje para se skuadra e Blues të fluturonte Për në Portugali./Periskopi.

Shpërndaje në: