Tom Hanks dhe gruaja e tij, largohen nga spitali në Australi pesë ditë pasi u diagnostikuan me koronavirus

Tom Hanks dhe gruaja e tij, largohen nga spitali në Australi pesë ditë pasi u diagnostikuan me koronavirus

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, ditë më parë rezultuan pozitivisht me coronavirus (COVID-19), ndërsa sot (e hënë) u njoftua se janë larguar nga spitali dhe tani po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në një shtëpi me qera në Australi.

Përfaqësuesi i Hanks konfirmoi të hënën për The Hollysood Reporter që dyshja mbeten në karantinë në një shtëpi.

Çifti me famë botërore, të dy 63-vjeçarë, kishin njoftuar diagnozat e tyre të mërkurën, duke zbuluar në rrjetet sociale se pasi përjetuan disa dhimbje trupi dhe ethe të lehta, ata ishin testuar për virusin dhe konfirmuan se ishin pozitivë.

Hanks kishte udhëtuar në Australi për të xhiruar një film me regji të Baz Luhrmann, që përshkruante jetën e këngëtarit të famshëm Elvis Presley – film ky prodhim i kompanisë ‘Warner Bros’.

Wilson po ashtu kishte bërë disa paraqitje, duke përfshirë një shfaqje në Sidnei, Australi.

Që nga diagnostikimi, Hanks herë pas herë ka njoftuar fansat për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes përmes mediave sociale.

Të hënën, edhe aktori Idris Elba u bë ylli i fundit i Hollywoodit që u diagnostikua me virusin vdekjeprurës.

Shpërndaje në: