Tollovi në rrugën Prishtinë-Gjilan, disa vetura mbesin në ‘lloç’
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, rruga Prishtinë-Gjilan është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisti, Hysen Durmishi.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ekipet janë duke punuar që sa më parë të hapet për qarkullim kjo rrugë.
“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut disa vetura kanë ngecur në “lloç”.