Toleranca është një koncept i rremë, prandaj më mirë të hiqet dorë nga politikat tolerante
E di që ka shumë ngacmime seksuale, racizëm e gjëra të këqija për momentin, dhe nuk dyshoj që shumica e njerëzve që promovojnë korrektësinë politike e kanë përnjëmend e sinqerisht atë gjë. Nuk bashkohem me paranojën e djathtistëve që ata janë njerëz të këqij që duan të shkatërrojnë mënyrën amerikane të jetës; thjesht po them që mënyra përmes të cilës i qasen problemit është që në vend se ta zgjidhin atë, efekti dominues është vetëm mbajtja nën kontroll dhe lejimi i problemeve të vërteta, si racizmi e seksizmi që të mbijetojnë në një version më të sofistikuar.
Gjithnjë më ka pëlqyer ky shembull radikal. Le të marrim foret [shakatë] raciste. Po, ato funksionojnë në një mënyrë raciste, por për mua, kapërcimi i vërtetë i racizmit nuk qëndron në të ndaluarit e foreve raciste, por që mund të vendosni një ndryshim social, e madje jo vetëm social, por një ndryshim të atmosferës në të cilën ju mund t’i thoni të njëjtat fore pa u paraqitur si racist. Pa qenë fare racist.
Kur jeni veç në një relacion të vërtetë barazie, respekti e kështu me radhë, nganjëherë me shaka të ndyra, e madje edhe përmes foreve gjentile raciste të bëra në një formë jo-raciste; e me këtë unë nënkuptoj që ju, përfshirë edhe mua, bëjmë poashtu shaka me vetveten e kështu me radhë.
Mendoj se termat amerikanë janë akullthyese. Sepse është e lehtë të jesh jo-racist në këtë mënyrë korrekte politike: Oh, e respektoj atë që hani, identitetin tuaj kombëtar etj. Jo. Çka ndodh me kontaktin e vërtetë me tjetrin? Mendoj se është shumë e zorshme të mbërrijmë në atë kontakt pa një shkëmbim të turpeve tona. Kjo funksionon në një mënyrë të mrekullueshme.
Besoj se për mua një situatë post-raciste ideale është ajo kur – të themi që jam indian dhe ju jeni një afrikanoamerikan – dhe po i kallëzojmë vazhdimisht fore të ndyra njëri-tjetrit për veten tonë, edhe për njëri-tjetrin, por në një mënyrë të tillë në të cilën ne thjesht qeshim dhe aq më shumë që i themi, aq më shumë bëhemi shokë të njëri-tjetrit. Pse? Sepse kjo mënyrë e çliron tensionin e racizmit. E zgjidhë atë. Ajo të cilës i frigohem, që t’i kthehem pyetjes që ndodhet si epigraf, në korrektshmërinë politike është se ai përbën një reagim dëshpërimtar. Ata e dinë që nuk mund ta zgjidhin problemin e vërtetë kështuqë i ikin thjesht duke kontrolluar atë se çka flasim për atë gjë. Dhe me problem të vërtetë unë nuk po nënkuptoj këtu vetëm rishpërndarjen ekonomike e kështu më radhë, por edhe faktin simbolik të marrëdhënjes aktuale sociale e kështu me radhë.
A e dini se çka duhet të mësojnë njerëzit e korrektësisë politike: doganën britanike. Pse? Sepse britanikët dhe japonezët, dy kombe të ndryshme, por që janë dy vendet të cilat janë mega-mjeshtrit e riprodhimit të dominimit burtal, duke i përbuzur të tjerët por pa qenë ofendues me fjalime të mira elegante e kështu me radhë. Kjo është mrekullia e një racizmi vërtetë të suksesshëm: që ju i riprodhoni të gjitha paragjykimet por me një një ton të butë, në dukje duke respektuar tjetrin e kështu me radhë.
Ajo që më bezdis mua me korrektësinë politike ose me jotolerancën e tjetrit është se toleranca sot është një koncept falls. Gjithnjë më ka pëlqyer ky rast: iu them vazhdimisht studentëve të mi kur pretendojnë që nëse je kundër tolerancës, për çka je atëherë, për racizëm brutal? Jo. Iu them, në rregull, ishte një njeri i cili bëri shumë kundër racizmit, quhej Martin Luther King. Lexojini fjalimet e tij. Ai asnjëherë as nuk e ka përmendur fjalën tolerancë. Nëse do t’i thoshit që ne, njerëzit e bardhë duhet të jemi tolerant ndaj zezakëve, ai do të kishte qeshur me siguri.
Korrektësia politike është një ide shumë e dyshimtë që mësyn përkthimin e dominancës raciste në termet e tolerancës. Jo, toleranca është një koncept shumë ambig. Shumë shpesh, toleranca mund të funksionojë si e kundërta e saj.
Toleranca shpesh nënkupton jotolerancë për tjetrin aktual. Ata e pranojnë tjetrin, për aq sa është tjetër i pastruar. Si për shembull, për korrektësinë politike, amerikanët nativë, qyshdo që i quani, unë nuk i quaj ashtu – e dini foren time, që është e vërtetë… e takova një amerikan nativ, një njeri universiteti, që më tha se i urrente amerikanët nativë. Pse? Sepse ka atë kulturë delikate të çuditshme, që të thotë: ne jemi nativë, po çka jeni ju? Amerikanë kulturorë apo çka. Ata më thanë se preferojnë më shumë të quhen indianë; të paktën emri ynë është – thonë ata – një monument i budallallëkut të të bardhëve të cilët mendonin se ishin në Indi dhe se ne ishim indianë.
Ata janë aq fanatikisht dyshues rreth këtij vlerësimi të rremë të liberalëve të bardhë. E dini, ne themi shpesh që e kemi eksploatuar natyrën, por amerikanët nativë mendojnë ndryshe. Ata i flasin maleve; ata e kanë një përpjekje organike dialogjike etj etj. Ata e kanë formësuar këtë ide aq shumë. Një prej tyre më ka thënë njëherë diçka tjetër. Ai më ka dhënë një tekst të shkurtër që e kishte shkruar ku demonstronte përmes statistikash që amerikanët nativë, të ashtuquajtur indianë, kanë vrarë më shumë buaj dhe kanë djegur më shumë pyje se të gjithë të bardhët së bashku. Çka po përpiqet të thotë ai? Ai po përpiqet thotë saktësisht, mos na idealizoni neve. Po na patronizoni duke na bërë politikisht të pastër – e të cilat janë blla blla blla-ja holistike. Edhe ata mund të jenë të këqij; edhe ata mund të jenë të tmerrshëm, e kështu më radhë. E dini që ekziston një problem i njëjtë me refugjatët në Evropë.
Ja pse, dhe më falni që po e përsëris një tregim të vjetër timin, por ja pse sinqerisht e admiroj Malcolm X-in. E dini pse? Çka do të thotë X? Do të thotë që nuk kemi emër të familjes, ose mbiemër. Ne skllavët e zinj jemi privuar nga rrënjët tona kur ishim kidnapuar nga Afrika. Por ku qëndron gjenialiteti i tij? Rruga e tij nuk ishte ajo e budallallëkut hollywoodjan të bestsellerit që e shkroi Alex Haley, “Rrënjët” [ang. Roots]. Uh, le të gjejmë rrënjët tona. Jo jo – të pyesim se çka është ky X? Nënkupton që, ne nuk kemi rrënjë; jemi të privuar nga rrënjët.
Çka nëse kjo na jep neve një liri të re për të vendosur një komunitet më universal se atë të njerëzve të bardhë? Është një ide gjeniale të shohësh atë që paraqitet si traumë e tmerrshme e të qenët i privuar nga rrënjët tua – nuk ke traditë të përshtatshme, traditë, familje e kështu më radhë – por kjo jep shans për liri.
Përktheu nga Big Think: Periskopi