Tmerrohet vajza e Ancelottit, pa ngjarjen kur hajdutët vodhën 2 milionë euro – trajneri merr këtë vendim
Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, u trondit të premten e kaluar, kur shtëpia e tij u grabit në kohën që ishte brenda vajza e trajnerit të njohur italian.
Dy burra me fytyra të mbuluara hynë në shtëpinë e tij dhe u larguan duke vjedhur sende me vlerë rreth 2,290,000 €, që gjendeshin në kasafortën e teknikut italian.
Për këtë arsye, siç raportohet nga The Sun, Ancelotti ka vendosur të forcojë masat e sigurisë. Përveç një pranie të shtuar policie në zonë, një roje private u pa në afërsi të shtëpisë këtë fundjavë.