Tmerr dhe panik në GP Austri: Ferrari përfshihet në flakë, piloti largohet shpejtë nga makina
Carlos Sainz është detyruar të largohet nga gara për Çmimin e Madh të Austrisë, pasi Ferrari i tij mori flakë.
Makina e Sainz u ngadalësua papritur në dalje të kthesës, derisa shihej tymi që dilte nga pjesa e pasme e Ferrarit të tij.
Spanjolli pastaj e ndali makinën jashtë pistës, e cila u përfshi në flakë pak çaste më vonë.
Zjarri u pa që shpërtheu në makinë, derisa Sainz fatmirësisht arriti të largohet pa e pësuar ndonjë lëndim.