“TKZ” me njoftim të rëndësishëm, ndërrohet vendtakimi i tifozëve në Dortmund

“TKZ” me njoftim të rëndësishëm, ndërrohet vendtakimi i tifozëve në Dortmund

“Tifozat Kuq e Zi” kanë postuar në rrjetet sociale një njoftim të rëndësishëm që i ‘prek’ të gjithë ata që janë në Dortmund.

Shkaku i motit të ligë dhe reshjeve atmosferike, “TKZ-ja” ka njoftuar se vendtakimi në qytetin e Dortmundit është ndërruar.

Nga WestPark, tanimë tifozët “kuqezinjë” do të grumbullohen në “Kampstraße/Reinoldikirche”.

Njoftimi i plotë nga “Tifozat Kuq e Zi”:

🚩🚩NJOFTIM I RËNDËSISHËM 🚩🚩

Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anullohet.

Në kordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit,  pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar, 14:00 por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45 me këtë itinerar:

Kampstraße – Rheinische Straße – Möllerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.

Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.

Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI! 🇦🇱

#1Komb1Kombëtare

#TKZOnTour”

Shpërndaje në: