Tjetër ndeshje, tjetër skandal nga VAR: Penalltia e Man Cityt në fakt ishte ndërhyrje e palejuar nga Gundogan

Tjetër ndeshje, tjetër skandal nga VAR: Penalltia e Man Cityt në fakt ishte ndërhyrje e palejuar nga Gundogan

Manchester City ka kaluar në epërsi kundër Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Rodri shënoi nga penalltia në minutën e 23-të, me 11-metërshin që e nxori Ilkay Gundogan pas ndërhyrjes së supozuar nga Jan Vertonghen, shkruan Periskopi.

Mirëpo, këndi alternativ i incidentit tregon se në fakt ishte Gundogan ai që shkaktoi ndërhyrje të palejuar nga mbrojtësin e Spurs dhe jo anasjelltas.

Në video shihet Gundogan duke goditur fillimisht këmbën e Vertonghen, para se ky ta zinte hapin në këmbën e mesfushorit të Cityt.

Fatkeqësisht, VAR dështoi ta vërente këtë dhe penalltia qëndroi.

Shikoni më poshtë incidentin. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: