Tjetër klub nga Serie A i bashkohet garës për Kumbullën
Lista e interesimeve për të transferuar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën është zgjeruar.
Tanimë është edhe Fiorentina që ka shfaqur interesimin për shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë.
Së fundmi ishte Napoli që dëshironte kartonin e Kumbullës, por Roma duhet të rivlerësojë situatën.
Nga ana tjetër Marash Kumbulla po e pëlqen së tepërmi këtë sfidë të re që i ka ardhur në karrierë dhe kërkon që të bind me çdo kusht Mourinhon se mund të luajë titullar me të.
Dëshira e lojtarit të Kombëtares është që të qëndrojë te Roma.