Tjetër dramë në futboll: Finales së Champions League pritet t’i ndërrohet lokacioni

Tjetër dramë në futboll: Finales së Champions League pritet t’i ndërrohet lokacioni

Finalja e Ligës së Kampionëve mund ta ndërrojë lokacionin në momentin e fundit. Wembley po konsiderohet si stadiumi ku mund të luhet finalja, në vend të Stambollit.

Bisedimet po zhvillohen të hënën [sot, 10 maj] mes UEFA-s dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për finalen e madhe mes Manchester Cityt dhe Chelseat, dhe që pritet të zhvillohet më 29 maj.

Qeveria e kishte vënë Turqinë në listën e kuqe të udhëtimeve javën e kaluar, duke nënkuptuar që tifozët nuk mund të udhëtonin për ta parë lojën, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Kryeministri Boris Johnson tha në vikend se ,”do të ishte brilante të ishim nikoqirë [të finales] këtu nëse mundemi” dhe që “me dy ekipe angleze në finale, do të ishte turp i madh që fansat të mos jenë pjesë e saj.”

UEFA u befasua nga vendimi për listimin e Turqisë në listën e kuqe të premten, dhe është hezituese që ta zhvendos finalen nga Stambolli, pasi këtë e kishin bërë edhe vitin e kaluar.

Një opsion tjetër që po konsiderohet është Lisbona, pasi Portugalia është në listën e gjelbër.

UEFA ka pritur që në stadiumin Ataturk në Stamboll të ishin pjesë 25 mijë fansa, ndërsa në Wembley mund të lejohen vetëm 10 mijë sosh. /Periskopi

Shpërndaje në: